Publikohen pamjet që tregojnë oficerët e policisë kombëtare ukrainase duke përdorur pushkët e tyre për të rrëzuar një dron rus.

Në video, një nga oficerët dëgjohet duke thënë në gjuhën ukrainase: “Gjuajini, nëse ata [dronët] po vijnë”.

Oficerët e tjerë pastaj bërtasin: “Këtu, këtu, pikërisht lart!” para se të dëgjohen të shtëna të shumta.

Më pas dëgjohet zhurmë e madhe, përpara se ajo që duket si një dron të rrëzohet aty pranë dhe të shpërthejë.

Videoja ka filigranin në “policinë patrulluese” ukrainase dhe këshilltari i ministrisë së brendshme ukrainase Anton Herashchenko thotë se një “dron iranian” u rrëzua.

Videoja duket se është filmuar në qendër të Kievit, pranë stacionit kryesor hekurudhor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: