TIRANË

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, duke arrestuar dhe një 59-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur 1 tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin “Mal Vilëz” Zall-Bastar.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. Gj., 59 vjeç. Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit nga Policia, ka ofruar një shumë të konsiderueshme parash që mos kryheshin veprime në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb