Njësia e Antidrogës e Policisë së Kosovë së Rajonit të Veriut të Mitrovicës ka zbuluar një laborator që shërben për përpunimin e narkotikëve të ndryshëm në Zubin Potok.

Siç bëhet e ditur, gjatë kontrollit në fshatin Qukic të komunës se Zubin Potokut, Njësia e Antidrogës ka hasur edhe në një sasi të madhe të barnave, tabletave, si dhe ka gjetur 4 armë të gjata automatike dhe një sasi fishekësh.

droge zubin

Po ashtu janë gjetur tableta të ndryshme për prodhimin e drogave sintetike pas vënies së disa acideve.
Sipas burimeve të Kallxo.com, ky laborator dyshohet se ka shërbyer për përpunimin e drogave si morfina dhe heroina.

Shënjestër e bastisjes ka qenë një shtëpi në këtë fshat dhe objektet e tjera të shtëpisë, si stalla. Të gjitha këto hapësira kanë shërbyer për prodhimin e substancave të ndryshme narkotike.

Më poshtë janë fotot e siguruara nga Kallxo.com nga aksioni i Policisë së Kosovës në këtë fshat të Zubin Potokut.

droge zbunin 2

droge zubin 3

droge zubin 4

droge zubin 5

droge zubin 6

droge zubin 7

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb