Përdorimi i dronëve si mjet ndihmës për policinë në Zvicër po bëhet gjithnjë më i shpeshtë. Që kjo të intensifikohet, ka rekomanduar edhe një grup punei Konferencës së Komandantëve Policorë të Kantoneve, shkruajnë gazetat “Sonntagszeitung” dhe “Le Matin Dimanche”.

Në vend se me makina ose me helikopterë, kriminelët në të ardhmen mund të ndiqen me dronë, ka sqaruar një zëdhënëse e grupit në fjalë.

Sipas një sondazhi të realizuar nga dy gazetat e përmendura, deri tani, për të dokumentuar aksidentet ose për të ndjekur persona të caktuar, dronët janë përdorur nga dhjetë trupa policore, transmeton albinfo.ch. Trupa të tjera ndërkaq janë duke shqyrtuar mundësinë e përdorimit të dronëve për këto qëllime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: