Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman paralajmëroi se politika ruse po bëhet gjithnjë e më irracionale dhe se është e mundur që Vladimir Putin të mos jetë duke bërë blof kur kërcënon botën me armë bërthamore.

“Fatkeqësisht, irracionaliteti është gjithnjë e më i pranishëm në politikën ruse. Kjo është pikërisht arsyeja pse unë nuk guxoj të pretendoj se frikësimi bërthamor është thjesht blof. Në fund të fundit, vetë Putin tha qartë në fjalimin e tij: Unë nuk po bëj blof”, tha Zeman në një intervistë për të përditshmen çeke Mlada Fronta Dnes.

Mobilizimi i pjesshëm në Rusi, sipas presidentit çek, është rezultat i dështimeve ushtarake ruse në Ukrainë dhe ai theksoi se asnjë vend demokratik nuk mund t’i njohë referendumet kur ato organizohen nën presion të armatosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb