Pasi mori zyrtarisht çelësat e ministrisë së Brendshme, Bledi Çuçi falënderoi paraardhësin e tij Sandër Lleshaj dhe tha se do vijonte punën e nisur prej tij, për të ndryshuar njëherë e mirë mentalitetin për policinë.

“Në politikë si në dramaturgji nuk duhet ta marrë vëmendjen mënyra si hyn aktori në skenë, por ka shumë rëndësi dalja e aktorit nga skena. Do kem angazhimin maksimal për të justifikuar besimin e kryeministrit dhe grupit parlamentar dhe për të fituar besimin e publikut.

Unë në përfundim të mandatit do kisha mundësi të dëgjoja që i mbaroi mandati ministrit të Brendshëm, jo ministrit të policisë apo të rendit. Ja që për fat të keq mbetet një perceptim, edhe pse Sandri bëri shumë punë që të ndryshojë ky mentalitet. Besoj fort se po nuk u kuptua ky organizëm si i tërë asnjë reformë nuk do ketë gravitetin e duhur”,- tha Çuçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb