Diskutimi i iniciativës së Ballkanit të hapur dhe perspektiva e integrimit europian mblodhi politikanët shqiptarë të Ballkanit Perëndimor në Universitetin e Oksfordit, nën organizimin e Dekanes së UET, Belina Budini. Protagonistë në këtë forum ndërkombëtar të realizuar në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës ishin personalitete të shquara politike dhe akademike si Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Zv.kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic dhe Kryenegociatori i Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zef Mazi, krahas drejtorit të Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Kolegjin e St Antony, Othon Anastasakis dhe profesores së ftuar në Universitetin e Oksfordit, Belina Budini, si bashkë-drejtues të këtij eventi.

Fokusi i këtij eventi ishte tema “Ballkani i Hapur dhe/ose Integrimi Europian: një përgjigje apo një diversion” dhe u mbajtën qëndrime në lidhje me realitetet e integrimit europian në tërësi dhe ato të integrimit rajonal në vecanti. Argumentet e Kryeministrit Kurti, zv.kryeministrit, Abazovic dhe Krye-negociatorit, Mazi, kishin pikëtakime sa i përket aspiratës së përbashkët europiane, por qëndrime të ndryshme për sa i përket qasjes ndaj iniciativës së Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti deklaroi se hapja duhet të nisë nga pranueshmëria brenda vendeve të rajonit dhe njohja e qartë dhe pa ekuivoke e Kosovës nga ana e Serbisë, nëse vërtet ka një vullnet për hapje nga vendet nismëtare.

“Sa I përket bashkëpunimit rajonal duhet të jemi aktiv por edhe të kujdesshëm. Ne e mbështesim plotësisht bashkëpunimin rajonal dhe e kuptojmë që fitojmë të gjithë kur heqim barrierat ndaj tregtisë dhe heqim kufizimet për punën bisnesin dhe udhëtiumet. Por cdo iniciativë duhet të jetë brenda agjendës dhe omblellës së BE. Të operojë sipas rregullave të BE-së dhe të na sjellë afër anëtarësimit në BE dhe jo të na largojë. Procesi i Berlinit është si korniza e vetme gjithpërfshirëse, në të cilën janë disa inicitiva, përfshirë këtu edhe atë për tregun e përbashkët rajonal. E kemi mbështetur vazhdimisht procesin e Berlinit dhe vazhdojmë ta mbështesim atë si një platfirmë ku të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor përfaqësohen njësoj dhe si një process plotësues për integrimin evropian dhe jo zi zëvendësues apo alternative. Në këtë drejtim ne kemi propozuar SEFTA-n (Marrëveshja për tregëti të lirë në Europën Juglindore). Propozimi ynë është të forcojmë tregun e përbashkët rajonal. Besoj se është evidente pse nuk mbështesim iniciativa të tjera jashtë procesit të Berlinit dhe axhendës së Bahkimit Evropian. Cdo iniciativë tjetër që kërkon të përsërisë tregun e përbashkët rajonal apo të zëvendësojë integrimin evropian nuk është vetëm e tepërt por edhe me qëllim të keq. Pra është devijim nga reformat e vërteta demokratike dhe nga integrimi evropian” deklaroi Kurti.

Ndërkohë, Zv.Kryeministri, Abazoviç, u shpreh në favor të hapjes dhe kooperimit rajonal si një mënyrë për të ecur përpara drejt lehtësive praktike dhe ekonomike në rajon.

“Unë mendoj se iniciativa për Ballkanin e Hapur nuk është në përplasje me integrimin Evropian. Jam plotësisht dakord me kryeministin e Kosovës Albin Kurti se nëse dicka po duket si zëvëndësim për integrimin evropian është katastrofë për secilin nga këto vende. Qëllimi ynë kryesor është të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian. Nuk kërkojmë asnjë zëvendësues për Bashkimin Evropian. Nëse mendojmë për zëvendësimin e BE-së, do të ishte shumë e rrezikshme për vendin tonë. Megjithatë nga ana tjetër nuk mendoj se invicitiva për Ballkanin e Hapur shkatërron në atë mënyrë. Madje e shoh si dicka të mirë për integrimin Evropian. Por si fillim duhet të ndërtojmë besimin mes njerëzve. E ndërtojmë besimin nëse shoqëria jonë do të hapet. Pra këto dy procese janë cdo lloj bashkëpunimi rajonal, përfshirë këtu Seftan apo Ballkanin e Hapur, promovohet ashtu sic duhet mund të jetë mbështesë për rrugën drejt Bashkimit Evropian, pasi ky është edhe destinacioni përfundimtar për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor” deklaroi Abazoviç.

Nga ana tjetër, Kryenegociatori Mazi shfaqi rezervat e tij për sa i përket iniciativës si një parakusht për të ecur drejt integrimit të mëtejshëm në BE, ndërsa u shpreh optimist për perspektivën e afërt të integrimit për sa i përket Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

“Sa i përket titullit të temës suaj, funksioni im është i përcaktuar qartësisht. Mund të kem opinione por nuk mund të komentoj cështje që përfshijnë disa implikime politike. Megjithatë, mendoj se që nga 1992 e më tej Shqi[ëria ka pasur strategji politike të pandryshuar, integrimi në Nato dhe në Bashkimin Evropian dhe kështu do të vazhdojë. Nuk ka asnjë devijim nga kjo rrugë. Shqipëria I ka përmbushur detyrat e dhëna nga këshilli evropian në konkluzionet e tij në mars 2020 dhe shpresoj të kemi lajme të mira këtë muaj si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e veriut. (kete fjalinë me bold e shtova vet sepse e degjova live por ne montazh nuk ishte regjistruar” u shpreh Mazi.

Në fjalën e saj si bashkë-drejtuese e këtij forumi, profesor Budini u ndal tek perceptimet negative dhe një imazh i vijueshëm që i paraqet vendet e Ballkanit Perëndimor si konfliktuale dhe problematike, ndërsa iniciativa e Ballkanit të hapur duket sikur synon një normalizim të rajonit duke kërkuar bashkëpunimin rajonal përtej ndarjeve dhe realiteteve dramatike të së shkuarës së këtyre vendeve.
“Cështja për inicitivën e Ballkanit të Hapur shërben këtu qëllimin e adresimit të cështjes së gjerë të integrimit Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërkohë që prezantohet si inkurajuese për integrimin në BE. Megjithatë, kjo iniciativë është perceptuar si reagim ndaj ngadalësimit të procesit të integrimit europian të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor . Ndaj 3 vendet që kanë nënshkruar marrëveshjen për të hapur kufijtë kombëtarë për njëra tjetërën për qytetarët dhe mallrat nga 1 janiri 2023 pa kufizime, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut besojnë se kjo zonë ekonomike do ti përgatisë për anëtarësimin në BE. Iniciativa për bashkëpunim ndërqeveritar është përballur edhe me mosdakordësi dhe skepticizëm brenda dhe jashtë rajonit. Diskutimi I sotëm është një mundësi për ti parë këto cështje më në thellësi” deklaroi Budini.

Më tej në sesionin e pyetjeve përgjigjeve me audiencën u trajtuan edhe cështje të lidhura me rolin e Rusisë apo përdorimin e iniciativës nga ana e Serbisë për të marrë rol dominues në rajon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb