Ish-kryetari i KQZ-së dhe ekspert i zgjedhjeve, Kristaq Kume, i ftuar në emisionin Log. në News24, u shpreh se politikanët shqiptarë janë të zotë për të gjetur forma për të maksimizuar rezultatet.

Sipas Kumes, një votë që devijohet gjatë numërimit nuk shkon kot dhe për këtë numëruesi duhet të mbajë përgjegjësi, por kjo duhet të bëhet me barriera ligjore.

Kristaq Kume: “Jemi ndeshur me mënyra të ndryshme sjellje në zgjedhje dhe në kohën e hartimit të legjislacionit ishte e pamundur të parashikonim të gjitha fenomenet dhe ndërtoheshin pastaj barrierat ligjore për t’i parandaluar. Politikanët tanë janë ‘qerRatallarë’ për të gjetur ato zgjidhje që ju interesojnë në maksimum atyre dhe as që kujdesen për efektet që ka pastaj në proces.

Rinumërimi rrit nivelin e tranparencës, që është një nga standardet të pësojë çdo proces zgjedhor. Kjo është ajo që nuk e themi dot pa e parë. Kjo nuk është pak, sepse ka efekte në procesin në tërësi. Tjetër gjë është nëse duhet të lëvizë një mandat apo jo. Por nëse do të qëndrojmë vetëm këtu, kemi bërë sikur kemi ndryshuar qasje, në thelb duhet të mbahet qëndrim ndaj atyre që e shkaktojnë.

Nuk shkon vota kot nga njëri te tjetri, e çojnë ata që e numërojnë. Pra, është ndërhyrë në numërim. T’i adresosh vetëm partisë, më duket e pakuptimtë, po flasim për votat e kandidatëve. Janë vetë kandidatët që ndërhyjnë te numëruesit. Për mua ka rëndësi se si ta zhbëjmë këtë dhe numëruesi të përgjigjet. Ai që ka devijuar qoftë edhe një votë të vetme duhet të përgjigjet”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb