Reagimi ekstrem i një politikani te djathtë anti-islam, në Danimarke, i cili hodhi një kopje të Kuranit në tokë, shkaktoi revoltë dhe akte të dhunshme nëpër rrugët e kryeqytetit danez. Shumë njerez të irrituar nga gjesti dolën në rruge duke djegur vetura dhe duke i vënë flakën kazanëve të plehrave.

Policia e Kopenhages tha se 23 persona u arrestuan mbrëmë, pasi policët qëlluan me gaz lotsjellës në përleshjet me protestuesit. Politikani i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan, i cili po bën thirrje që Islami të ndalohet në Danimarkë, ka hedhur në tokë disa herë librin e shenjtë të fesë Islame në Noerrebro, një distrikt i mbushur me emigrantë.

Kryeministri danez Lars Loekke Rasmussen, i quajti veprimet e Paludanit “provokim i pakuptimtë” dhe u kërkoi bashkatdhetarëve të tij të “përballeshin me të me argumente dhe jo me dhunë”.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: