Ish-emisari special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka uruar Joe Bidenin pas betimit si president i ShBA-së.

Grenell ka shkruar në Twitter se e urojnë presidentin e ri, sepse e duan Amerikën.

“Ne duhet ta urojmë presidentin e ri amerikan Joe Biden sepse ne e duam Amerikën. Ne duam që ai të jetë i suksesshëm për ta bërë shtetin tonë më të fortë. Dhe ne nuk duhet të bëjmë çfarë ana tjetër ka bërë ndaj nesh për 4 vjet – duke qenë kundër gjithçkaje që ai bën”, ka shkruar Grenell.

Joe Biden u betua si president i 46-të i ShBA’së dhe do të drejtojë shtetin më të fuqishëm në botë për 4 vitet e ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb