Politikani serb, nënkryetar i Lëvizjes ‘Dveri’, Ivan Kostiq ka deklaruar se në rast se Aleksandër Vuçiç dhe qeveria i nënshtrohen edhe njëherë presionit të politikanëve dhe ambasadorëve perëndimorë, si rasti me Europridë, shumë shpejt thotë ai se Kosova mund të jetë në OKB.

Në një komunikim për median ai ka treguar se plani i ri i presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz për Kosovës përcakton obligimet e Serbisë në të ardhmen.

“Po vjen koha që presidenti i Serbisë dhe partia e tij të tregojnë nëse kanë guxim t’i rezistojnë presioneve nga perëndimi me unitet dhe harmoni kombëtare, apo retorika e tyre patriotike do të jetë vetëm një letër, me qëllim të mashtrimit”, ka thënë më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb