Nënkryetari i Iniciativës Qytetare, SDP, Ksenija Bozoviç, ka thënë se vrasja e ish liderit të kësaj iniciative, Oliver Ivanoviç, nuk do të zbardhet kurrë.

Ai ka thënë se vrasësit e tij nuk do të kapen asnjëherë, raporton media serb “Tanjug”.

Sipas Bozoviç, edhe hetimet për këtë rast janë duke u zhvilluar në mënyrën e gabuar që nga fillimi.

Oliver Ivanoviç është vrarë në mëngjesin e 16 janarit të këtij viti, para zyrave të partisë së vet në Mitrovicën e Veriut. Vrasjen e tij janë duke e hetuar institucionet kosovare të drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: