BRAZIL

Një anëtare mjaft e angazhuar e Kongresit të Brazilit është akuzuar se iu ka dhënë urdhër fëmijëve të saj, që të vrasin bashkëshortin.

Këtë gjë e ka lajmëruar policia në Rio De Janeiro. Flordelis dos Santos de Souza, 59 vjece, që është edhe pastore e këngëtare në kishë, akuzohet se ka dashur të vrasë bashkëshortin Anderson do Carmo, 42 vjeç, mëngjesin e 16 qershorit në shtëpinë e tyre në Niteroi, në juglindje të Brazilit, raporton BBC.

Edhe burri ishte gjithashtu pastor. Cifti i njohur dhe i famshëm, që përfaqësonte një parti me rrënjë evangjeliste, kishte 55 fëmijë, disa biologjikë e të tjerët të adoptuar.

Policia tha se Do Carmo u vra pas një debati të çiftit mbi mënyrën e trajtimit të fëmijëve nga kongresmenia, e cila akuzohet se preferonte më shumë disa prej tyre. Do Carmo dyshohet se është vrarë nga një prej bijve të tij, urdhëruar nga nëna.

Madje, për vrasjen e bashkëshortit, dyshohet se ishte përgatitur gjithë skena, ndërsa do thuhej se ai u vra në një grabitje të armatosur.

Për rastin janë arrestuar tashmë 9 persona, ndërsa vetë De Suoza nuk u pragos. Kjo sepse ligji brazilian nuk e lejon këtë, pasi ajo gëzon imunitet si politikane.

Mediat në vend hedhin dyshime se politikania evangjeliste mund të jetë martuar me politikanin thjesht për paratë dhe pasurinë e tij. Autoritetet në vend kanë thënë se duhet që kjo politikane të arrestohet e të dërgohet në gjyq për komplot në vrasjen e bashkëshortit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb