KOSOVE- Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila për një kohë të gjatë ishte e martuar me dentistin Astrit Kuqi po ndahen.

Çifti ka nisur procedurat e divorcit pas një morie thashethemesh se mes çiftit ka krizë.
Emisioni ‘Prive’ në Kosovë ka mësuar se ata po kalojnë në procese gjyqësore për t’i dhënë fund martesës së tyre prej disa vitesh.

Jahjaga nuk po paraqitet në seancat gjyqësore duke anashkaluar gjyqin, mirëpo sipas burimeve të ‘Prive’ afër çiftit të dy janë koshientë se ky është fundi i lidhjes së tyre.

Por pas këtij lajmi, në një prononcim të shkurtër për Express, Atifete Jahjaga e ka mohuar se po ndahet nga bashkëshorti i saj.

“Lëreni këto gjëra. Lërini këto gjëra që sa vite jeni duke u marrë”, ka thënë Jahjaga.
hnbj6ghb
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: