TIRANË- Të bësh politikë është një profesion serioz por nganjëherë personazhet tanë të politikës shndërrohen në komik. Këto momente i sjell çdo javë rubrika argëtuese e emisionit “Kjo Javë” në News24.

Kur je aktive në politikë është normale të bësh edhe ngatërresa. Ashtu siç i ka ndodhur deputetes së PS Vasilika Hysi në foltoren e parlamentit.
Nuk mungojnë batutat në komisionin e ligjeve të kryetarit Ulsi Manja me deputetin Erion Braçe.

“Zoti Braçe mirë se keni ardhur sot në komisionin e ligjeve. Kemi nderin t’ju kemi për dy nisma shumë të rëndësishme”, thotë Manja.

Rama tërheq vëmendjen në parlament me emra telenovelash dhe sigurisht Babalen, dhe dy personazhet e vërtetë.

Për Ramën, Kryemadhi është ‘skllavja Izaura”, ndërsa Basha është “Ezeli”. “Nuk po e ndjek më populli me interes telenovelën. në momentin kur po bëhej gati të dilte një aktor tjetër…Nga Ezeli i PD-së, nga Izaura, nga skllavja Izaura në versionin Luli dhe Mona”, thotë Rama në seancë.

Nuk mund të mungonte kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako me batutat e tij që do ngelen gjatë në memorie se është ‘superman’ dhe ‘akullore’.

Deputeti socialist Rrahman Rraja që sakrifikon shëndetin dhe me paterica paraqitet në parlament për të votuar dy ligje të rëndësishme siç është ai për bastet dhe Teatrin Kombëtar nuk kishte si të ishte jashtë kësaj rubrike argëtuese që për ta sjellë me humor, shfaq në ekran legjendarin Kadri Roshi në filmin “Lulëkuqet mbi mure” që thotë “Një dru i shtrembët është ai”.

Basha që përcjell ndërkombëtarët nga selia e PD siç takohen krushqit në dasmë është një moment tjetër i montazhit. Shijoni videon që sjell “BalkanWeb”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb