Politologu Roland Lami ka shprehur rezervat e tij për zbardhjen e protestës së 21 janarit, në të cilën u vranë 4 protestues në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Lami tha në ‘Real Story’ se PS-ja është interesuar që kjo ngjarje të mbetet e turbullt, ndërsa përvjetori i kësaj proteste të jetë simbol i viktimizimit, ndërsa qeveria e asaj kohe e cilëson si ‘skenar puçist’.

 

“Përtej fakteve dhe provave, s’kemi asnjë avancim të mëtejshëm në 10 vite për ngjarjen. Duke bërë këtë gjë PD, për të justifikuar skenarin puçist, deri në 2013-ën. Të justifikohesh se ‘po na kërkohet’ që të zbardhet ngjarja, në një vend si ne ku drejtësia më shumë bënë politikë se drejtësi, ka tendencë që mos të zbardhet ngjarja. Si kemi institucionet e drejtësisë që të zbardhen ngjarja. Edhe ngjarja në fjalë s’do të zbardhet. PS i ka interesuar që të mbetet e turbullt ngjarja, që përvjetori të mbetet si simbol i viktimizimin dhe qeverisë së atëhershme t’i mbetet idiotësia e ‘skenarit puçist’. Kjo është tragjedia e familjarëve që u bënë pjesë e kësaj loje”, tha Lami.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb