BRUKSEL- Debati mes politikës shqiptare ka kaluar kufirin shqiptar dhe kësaj here është zhvendosur në Bruksel. Genc Pollo dhe Taulant Balla kanë  ngritur tonet edhe në Parlamentin Europian.

Teksa Balla fliste përballë të pranishmëve, Genc Pollo kërkoi  të merrte fjalën. Ndërkohë drejtuesja e Komisionit “kritikoi”  Pollon, ndërsa ky i fundit bashkë me përfaqësuesit u larguan nga salla.

“Eurodeputetët e sikletosur nga Balla. Ç’të bëjmë, zemë hundën me dorë e vazhdojmë punën. Eurodeputetët kerkojne zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës. Balla pasardhës i denjë i Tahirit në këtë Komision; si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues”, tha Pollo.

Pollo kërkon që komisioni të mos drejtohet nga Balla, ndërsa ka theksuar se kjo është e padenjë të jetë bashkëkryetar.

“Është e padenjë që Balla të jetë bashkëkryetar.Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi. Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi.Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel. Ne nuk mund të rrimë e të votojmë deklarata me thirrje kundër krimit te korrupsionit me Ballën në presidium. Eurodeputetët mund të mos kenë mekanizëm  procedural për ta larguar Ballën. Por, siç e thanë, do zëne hundën me dorë e vazhdojnë një orë punë.Dhe po i kërkojnë llogari ekzekutivit të tyre për skandalet e shumta të Balles.Edhe pse kjo është hera e fundit me Ballen bashkëkryetar ne këtë parlament Me Ballën shef delegacioni parlamentar sabotohet integrimin europian dhe silurohet hapja e negociatave vitin tjetër”, shtoi ai.

Ajo kërkoi nga deputetët e opozitës të respektojnë rendin e ditës, por theksoi faktin se me largimin nga mbledhja,  deputetët tregojnë se janë kundër dialogut.

Ritheksojmë se po gjatë ditës së sotme ka patur reagime dhe kudër-reagime në distancë mes Ballës dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Balla deklaroi se Basha ka porositur deputetët e tij për të krijuar rrëmujë në Parlamentin Europian, ndërsa i bëri thirrje që të ishte i kujdesshëm,  me qëllim për të ruajtur imazhin e vendit duke mënjanuar sulmet politike, të cilat sipas tij janë të pabaza.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb