Një autobus që transportonte gati 23 nxënës doli nga rruga dhe u rrëzua në një kanal në Poloninë jugore, duke plagosur pesë persona herët të hënën, tha policia.

Tre nga të plagosurit u shtruan në spital pas aksidentit në afërsi të fshatit Roztoka, por jeta e tyre nuk ishte në rrezik, thanë autoritetet.

Autobusi mbante 23 nxënës të klasës së shtatë, të moshave 12 dhe 13 vjeç, dhe tre mësues përveç shoferit, tha Pawel Klimek, zëdhënës i policisë në qytetin Tarnow. Ata po udhëtonin nga Rzeszow në vendpushimin malor jugor të Zakopane.

Shkaku i rrëzimit është ende nën hetim .

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb