Presidenti polak Andrzej Duda u shpreh se kishte pasur të drejtë që kishte vendosur të mos merrte pjesë në përkujtimoren e çlirimit të Aushvicit në Yad Vashem në Jeruzalem, pasi organizatorët paraqitën një vizion të shtrembëruar të historisë.

 

Duda iu referua filmave që iu shafqën pjesëmarrësve në atë aktivitet.

“Organizatori, fondacioni i Moshe Kantor, thjesht shtrembëroi historinë, duke lënë plotësisht jashtë, pjesëmarrjen e ushtarëve tanë në luftën kundër Gjermanisë naziste në frontet kryesore të Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi sot Duda në Davos.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb