Ministri i Shëndetësisë polake, Lukasz Szumoski, ka propozuar shtyrjen për në 2022 të zgjedhjeve presidenciale të parashikuara në 10 maj.

Sipas tij kjo është e vetmja mundësi e sigurt për shkak të koronavirusit. Deri tani pavarësisht presionit të opozitës, qeveria ka refuzuar të shtyjë zgjedhjet elektrorale. Partia e maxhorancës (PiS) mbështet presidentin në ikje Andrzej Duda, që po kërkon një mandat të dytë dhe ku sondazhet e nxjerrin favorit.

Parlamenti ka aprovuar ligjin që parashikon votimin nëpërmjet postës, një opsion që mbështetet dhe nga Szunowski, por opozita e quan një iniciativë antikushtetuese, me një risk të lartë elektoral dhe shëndetësor. Në një sondazh të publikuar në mars 72% e të intervistuarve ishte në favor për një shtyrje të zgjedhjeve duke pasur frikë nga virusi.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb