Afro 50% e polakëve besojnë se qeveria nuk po arrin të kontrollojë pandeminë Covid-19, sipas një sondazhi të kryer ditët e fundit.

Sipas sondazhit të kryer nga ”United Surveys” për gazetën ”Dziennik Gazeta Prawna” dhe radion RMF FM, 49,1% e polakëve ishin të pakënaqur me trajtimin nga ana e qeverisë të pandemisë, ndërsa 42,6% e miratonin atë.

Votuesit e kampit qeverisës ishin më pozitivë në lidhje me sjelljen e qeverisë me 64%.
Përkrahësit e bllokut kryesor të opozitës, ”Koalicioni qytetar ”, megjithatë, ishin më pak entuziastë me 89% që nuk e miratuan trajtimin pandemik të qeverisë.

Sondazhi gjithashtu tregoi se 48,2% e njerëzve ishin të kënaqur me kufizimet antiCovid-19 të zbatuara nga qeveria deri më sot, ndërsa 39,6% shprehën kritika.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb