POLONI-Ish-presidenti i Polonisë Lech Walesa beson se solidariteti global në sanksionet ekonomike kundër Rusisë mund të detyroj Presidentin Vladimir Putin të ndryshojë politikën e tij agresive kundër Ukrainës.
“Ne shpejt mund të fitojmë kundër Putin, por ne kemi nevojë për solidaritet”, ka thënë Walesa për Associated Press.

Ai tha se këmbëngulja për ‘të mos shitur asgjë, dhe për të mos blerë asgjë” mund t’a bëjë botën ‘që të shuajë idenë e Putinit dhe Rusisë për luftë’.

“Kemi nevojë për Rusinë. Rusia nënkupton mundësi të madhe, Rusia është vend i madh kështu që ne duhet t’i ndihmojmë që të nis të mendojë në mënyrën e Perëndimit”, tha ai.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: