Kryetari i partisë qeverisëse në Poloni “Ligj dhe Drejtësi” (PiS), Jaroslaw Kaczynski, mbështeti planet e diskutueshme për të zgjeruar përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve, në një intervistë me agjencinë polake të lajmeve, PAP.

“Shpresoj se ky projekt do të ndalojë shkatërrimin e sistemit tonë gjyqësor”, theksoi Kaczynski.

Ai iu referua vendimit të Gjykatës Supreme që një dhomë e re disiplinore e krijuar nga partia PiS, nuk kualifikohet si gjykatë.

Kryetari i Gjykatës Supreme u bëri thirrje gjyqtarëve në dhomën disiplinore që të përmbaheshin nga marrja e vendimeve të mëtejshme.

Komisioni Europian ka hapur disa procedura për shkelje kundër reformave gjyqësore të Varshavës dhe i ka çuar çështjet në Gjykatën Europiane të Drejtësisë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb