Konservatorët në pushtet në Poloni kanë fituar zgjedhjet lokale në vend, por humbasin kolltukun të kryetarit të bashkisë së Varshavës, sipas sondazheve të para, Rafal Trzaskowski, kandidati i opozitës proBE, dominon ndaj rivalit Patryk Jaki, eksponent i ”Ligj dhe Drejtësi” dhe njëkohësisht zëvendësministër i Drejtësisë i qeverisë konservatore të Mateusz Morawieckit.

Sondazhi i ISPOS thotë se Rafal Trzaskowski, një ish-deputet, mori 51,4% të votave dhe do të bëhet kryetar i bashkisë së Varshavës pa pasur nevojë të marrë pjesë në balotazh më 4 nëntor.

Në zgjedhjet për këshillat provinciale, partia ”Ligj dhe Drejtësi” ka marrë mbështetje të lartë me 32,3%, sipas sondazheve të para.

Zgjedhjet e së dielës ishin testimi i parë kombëtar i mbështetjes për partinë e ”Ligj dhe Drejtësi”, politikat e së cilës kanë shkaktuar protesta në rrugë dhe përplasje të përsëritura me udhëheqës të Bashkimit Europian.

Pjesëmarrja në nivel kombëtar ishte 51,3%, shifër më e lartë se në vitin 2014, sipas daljes së exit poll të cilën zbuluan zgjedhjet e votuesve në 1 160 lokalitete të Polonisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb