Treni i parë i mallrave, i nisur nga Kina, 12 ditë më parë mbërriti sot në Poloni, në terminalin e Slawkowit, në jug të vendit.
Mbërritjen e trenit e njoftoi agjencia zyrtare polake e lajmeve, PAP, duke theksuar se treni, që ishte nisur më 24 dhjetor nga qyteti Xi’an në Kinën Qendrore, kishte përshkuar 9,5 mijë kilometra nëpërmjet Kazakistanit, Rusisë, Ukrainës.

Treni, me një gjatësi prej 950 metrash dhe që transportonte 45 kontejnerë, arriti në kufirin polak dje në mëngjes në Hrubieszow, në lindje të vendit dhe ka vazhduar rrugën në pistën e ndërtuar posaçërisht për terminalin Slawkow.

Kontenierët do të shkarkohen për t’u marrë nga trena të tjerë ose kamionë me destinacione të ndryshme.
Agjencia PAP kujton se qyteti i Xi’an ka qenë kryeqyteti kinez, ku ka nisur Rruga historike e Mëndafshit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb