Polonia do të rihapë kufijtë e saj me vendet e tjera të BE-së më 13 qershor, në mënyrë që të fillojë ekonominë e saj, pas një bllokimi të zgjatur për shkak të koronavirusit, tha sot kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

“Periudha, gjatë së cilës u mbyll kufiri, na tregoi se sa të rëndësishëm janë kufijtë e hapur transeuropianë dhe sa të lidhura ngushtë janë Gjermania dhe Polonia”, tha Dietmar Woidke, kryeministri i shtetit gjerman të Brandenburgut, në kufi me Poloninë.

Mbyllja e kufijve u vendos në mes të marsit, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.

Vetëm personat me rezidencë të përhershme, shoferët e kamionëve dhe diplomatët u lejuan të kalojnë.

Qytetarët polakë, që ktheheshin nga jashtë, iu nënshtruan një karantine 14-ditore.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb