Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki deklaroi se Polonia është e gatshme të ofrojë vende në spitalet e saj të përkohshme për pacientët Covid-19 nga Republika Çeke dhe Sllovakia.

“Ne jemi të përgatitur të ndihmojmë fqinjët tanë çekë dhe sllovakë duke vënë shtretër në dispozicion në spitalet e përkohshme në pjesën jugore të vendit”, deklaroi Morawiecki në një konferencë shtypi në qytetin jugor polak të Katowicës.

Ai shtoi se rreth 50% e shtretërve Covid-19 janë aktualisht të zënë në spitalet e përkohshme polake, ndërkohë që kryeministri çek, Andrej Babis tha se në vendin e tij nuk kishte më shtretër të lirë.

“Unë jam duke pritur për një sinjal nga pala tjetër nëse ata kanë nevojë për një ndihmë të tillë”, tha Morawiecki.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb