POLONI- Kryeministri polak Mateusz Morawiecki, ka njoftuar se ka shkarkuar 17 zëvendësministrave të hënën për të përmirësuar “efikasitetin” e qeverisë.

Morawiecki ka thënë në një deklaratë se qëllimi i tij ishte ta bënte qeverinë “më pak politike dhe më administrative”, duke argumentuar se një strukturë më pak komplekse do të nxisë bashkëpunimin ndërqeveritar, shkruan Politico.

“Këto ndryshime nuk janë personale apo politike, por janë për përmirësimin e efikasitetit të qeverisë”, tha Morawiecki.

Ky shkarkim vjen pasi që ish ish-kryeministri, Beata Szydlo i cili dha dorëheqje në dhjetor, ka paguar vetën dhe anëtarët e kabinetit të tij deri në 19 mijë e 500 euro.

Kryeministri polak, Morawiecki nuk ka përmendur raportet e pagave të por është shprehur se do të punojë në uljen e shpenzimeve të kartave të kreditit të ministrave.

Morawiecki kishte premtuar më parë se do ta reduktojë numrin e zyrtarëve qeveritarë, nga 25 përqind në 20 përqind. Para shkarkimeve të hënën, Polonia kishte 126 njerëz që shërbenin si ministra, zëvendësministra, sekretarë ose nënsekretarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb