Turizmi në Poloni në muajin mars ra me 26% krahasuar me një vit më parë.

”Në këtë rënie, 67,8% i përkiste turistëve të huaj dhe 16,8% atyre vendas”, njoftoi Zyra Qendrore polake e Statistikave (GUS).

GUS tha se turistët bënë 1,7 milionë prenotime në mars 2021, thënë ndryshe një rënie prej 31,9% krahasuar me një vit më parë.

Sektori i turizmit në Poloni është goditur nga kriza pandemike, me pak trafik nga jashtë duke bërë që shumë hotele dhe bujtina të mbyllen/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb