Kryeministri polak dënoi “zbulimet historike” ruse përsa i përket Polonisë në lidhje me temën e Luftës së Dytë Botërore, duke i cilësuar ato si “marrëzi” të denja për universin totalitar, të imagjinuara nga George Orwell, romancieri britanik, i cili krijoi personazhin e Big Brother.

Ministria ruse e Mbrojtjes dënoi, ditën e 75-vjetorit të marrjes së Varshavës nga Ushtria e Kuqe, rezistencën polake ndaj nazistëve për vrasjen e hebrenjve dhe të ukrainasve në kryeqytetin polak, pasi në dhjetor presidenti rus, Vladimir Putin kishte bërë përgjegjës për Luftën e Dytë Botërore fuqitë perëndimore dhe Poloninë.

“Dukej se bota e Orwell (autori i romanit 1984) kishte marrë fund me rrëzimin e sistemit komunist. Mos bëhet fjalë për rikthimin e tij të madh made in Rusia?”, shkruan Mateusz Morawiecki në faqen e tij në Facebook.

Në dhjetor, Polonia dhe Rusia akuzuan njëra tjetrën për shtrembërim të historisë dhe për minim të marrëdhënieve të tyre dypalëshe, në një seri shkëmbimesh të deklaratave dhe kominikatave zyrtare mbi origjinën e Luftës së Dytë Botërore.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb