Në Poloninë e sotme po çmontohet sundimi i ligjit, po shkelet kushtetuta dhe po diskreditohet parlamentarizmi, deklaroi ish-presidenti polak Lech Walesa.

”Pushteti aktual po shkatërron shtetin dhe institucionet e tij”, theksoi lideri i Solidarnoscit.

Një gjykim kaq i ashpër për Poloninë e sotme u shpreh nga ish-presidenti polak, njëkohësisht fitues i çmimi Nobel për Paqen në vitin 1983, Lech Walesa, në mesazhin e tij për 100-vjetorin e pavarësisë së Polonisë, botuar nga gazeta ”Gazeta Wyborcza”.

Njeriu simbol i Solidarnosc-it evokoi themeluesit e Republikës Polake, në vitin 1918, Jozef Pilsudski, Roman Dmowski, Ignacy Paderewski dhe të tjerë, por theksoi se gjysmën e 100 viteve pavarësi Polonia nuk ka qenë e lirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb