Qeveria polake nënshkroi një marrëveshje prej 1.4 miliardë dollarësh për të blerë 116 tanke luftarake nga Shtetet e Bashkuara.

Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi muajin e kaluar shitjen e tankeve M1A1 Abrams në Poloni, së bashku me pajisje të tjera ushtarake.

Në prill 2022, Polonia nënshkroi një marrëveshje tjetër me vlerë 4.74 miliardë dollarë amerikanë me Shtetet e Bashkuara për të blerë 250 tanke M1A2 Abrams. Zëvendëskryeministri polak dhe shefi i mbrojtjes Mariusz Blaszczak tha se këto tanke do të dorëzohen në fund të vitit 2024.

Megjithatë, grupi i ri “do të bëhet pjesë e Forcave të Armatosura Polake këtë vit,” tha Blaszczak.

Tanket do të dërgohen në lindje të vendit, shpjegoi ai, duke shtuar se marrëveshja jo vetëm që do të rrisë sigurinë e Polonisë, por “do të rrisë gjithashtu sigurinë e të gjithë krahut lindor të NATO-s”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb