Diskutimet për furnizimin me avionë luftarakë për Kievin janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pasi Polonia vendosi të dërgojë 4 prej tyre në ditët në vijim.

Presidenti Andrzej Duda tha se Varshava do t’i jepte Ukrainës katër avionë luftarakë të prodhimit sovjetik “brenda ditëve të ardhshme”, ndërsa disa të tjerë do dërgoheshin më pas sepse kanë nevojë për rregullime.

Pas kësaj kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka deklaruar se vendet perëndimore aktualisht po diskutojnë nëse do të dërgojnë avionë luftarakë në Ukrainë.

“Kjo është diçka që ne po diskutojmë në grupin e vendeve aleate. Është një kërkesë e madhe nga Ukraina”, u shpreh ajo për mediat daneze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb