Nën presionin e autoriteteve bjelloruse, Polonia dhe Lituania po tërheqin shumë diplomatë të akredituar nga atje, pas largimit të ambasadorëve të tyre më parë këtë javë, njoftuan sot zyrtarët e dy vendeve.

Presidenti Bjellorus Aleksandër Lukashenko ka akuzuar vazhdimisht vendet fqinje për nxitjen e protestave popullore kundër tij.

“Rreth 30 diplomatë polakë do të jenë larguar nga Bjellorusia deri në fund të ditës të sotme”, tha zëvendësministri i Jashtëm polak, Marcin Przydacz, i cituar nga agjencia e lajmeve PAP.

“Masa do të dëmtojë kryesisht bjellorusët, pasi shumica e diplomatëve të rikthyer janë përgjegjës, ndër të tjera, për lëshimin e vizave për ta”, shtoi ai.

Lituania tërhoqi sot pesë diplomatë nga Minsku.

“Shpresojmë që kjo masë të jetë e mjaftueshme për të ruajtur mundësinë e dialogut”, u shpreh një zëdhënëse e Ministrisë lituaneze të Punëve të Jashtme, sipas agjencia BNS.

Të martën, Polonia dhe Lituania tërhoqën ambasadorët e tyre në Bjellorusi për këshillime.

Një numër shtetesh të BE-së, përfshirë Gjermaninë, ndoqën shembullin për solidaritet.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb