Legia e Varshavës është dashuruar pas futbollistëve shqiptarë. Lirim Kastrati është i treti që i bashkohet ekipin legjendar polka pas Ernest Muçit dhe Jurgen Çelhakës.

Kastrati ndryshe nga Muçi dhe Çelhaka është shqiptar nga Kamenica dhe përfaqëson Kosovën e jo Shqipërinë.

Momentalisht Legia e Varshavës përveç polakëve nga lojtarët e huaj ka më shumë shqiptarë e portugezë.

Ekipi kryeqytetas nuk po kalon një moment të mirë pasi dështoi të kualifikohet për në Champions League ndërsa në kampionat renditet në vendin e 14-të.



(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb