Disa persona ka humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur në Poloni.  Shkak për këtë ngjarje të rëndë kanë qenë goditjet e njëpasnjëshme të rrufeve, të cilat kanë prekur vargmalet Tatra në jug të Polonisë.

Ekipet e shpëtimit janë nisur në majën e malit Gieëont, ku grupi i turistëve, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, u përfshi nga moti i keq i ndjekur me vetëtima.

Televizioni “TVN24” publikoi pamjet ku shihen shpëtimtarët, të cilët përpiqen me helikopter të mbërrijnë deri në majën e malit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb