Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se Polonia do të dhurojë 100 mijë vaksina Pfizer.

Ajo ka falënderuar Poloninë dhe aleatëve të Kosovës që i qëndruan pranë në kohën e vështirë të pandemisë.

Vetëm pak ditë më parë Kosova pranoi 557 mijë vaksina, 503 mijë prej të cilave nga SHBA nëpërmjet COVAX dhe rreth 54 mijë të tjera nga një marrëveshje me Pfizer.

 

NJOFTIMI NGA VJOSA OSMANI
Për më tepër, sot u informova nga autoritetet ePolonisë se ata do të dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer në Kosovë. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tanë që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë.




(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb