Polonia ka kërkuar përjashtimin e Rusisë nga grupi G20.

Ndërkohë kërkesa e saj ka marrë përgjigje pozitive. Ishte ministri polak i Zhvillimit Ekonomik të Teknologjisë Piotr Nowak i cili e vuri në dukej këtë çështje në takimet e mbajtura në Uashington javën e kaluar.

“Gjatë takimeve me Sekretaren e Tregtisë amerikane Gina Raimondo, ne bëmë një propozim për përjashtimin e Rusisë nga G20, i cili u prit me një përgjigje pozitive dhe miratim dhe çështja duhet t’i dorëzohet Presidentit Biden. ”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: