Jasir Asani ishte debutues në radhët e Kombëtares shqiptare në ndeshjen ndaj Polonisë, një sfidë shumë emocionuese për të, siç ka treguar vetë futbollisti në emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”.

 

Ai ka shpjeguar se ndonëse e mbyllur me një humbje, ndeshja ndaj Polonisë ishte e rëndësishme për fytyrën ndryshe që shfaqi kombëtarja, si dhe se tregoi se çdo lojtar që jepte maksimumin do të merrte një ftesë kuqezi. Gjithashtu, ai tregoi bindjen e tij se një ditë do të kthehej përsëri në vendin tonë për të veshur fanellën e Partizanit.

“Kam bërë një sezon shumë të mirë atje dhe me golat që kam shënuar e ndihmuar ekipin e mendoja se e meritoja një ftesë me Kombëtaren.

Debutimi është një ndjesi shumë e madhe, emocion shumë i madh. Nuk mund ta përshkruaj se është ndeshja e parë e imja me Kombëtaren e kisha shumë emocione. Isha i lumtur që isha titullar ndaj Apolonisë dhe besoj se dhashë diçka dhe në këtë ndeshje kemi bërë shumë mirë. Kemi merituar një rezultat ndryshe. Por kështu e ka futbolli e tani të shohim të marrim më të mirën dhe ndeshjet një nga një.

Menjëherë si titullar në Kombëtare? Mendoj se të gjithë lojtarët përgatitemi për të qenë titullarë. Nuk e di nëse do të jem apo jo në vijim, por kush luan jep maksimumin. Çdo ndeshje është e vështirë. Normalisht jam i lumtur që kam qenë në formacion, nëse do jem apo jo në ndeshjet e tjera e vendos trajneri. Tani d të kthehemi në klube, duhet të përgatitemi dhe të jemi mirë atje, pastaj të shohim.

Jemi ndjerë shumë mirë në repartin e sulmit. Kemi pasur shumë raste për të shënuar, po të kishim shënuar golin të parët, do të kishte ndryshuar shumë ndeshja. Por kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në sulm, të gjithë kemi bërë një ndeshje shumë të mirë.

Mendoj se duhet të jap më shumë në të ardhmen se kjo ishte ndeshja e parë me shumë emocione. Duhet të jap më shumë në çdo ndeshje dhe të marr një notë më të lartë.

Notën ekipit nuk mund t’ia vë për këtë ndeshje. Por me Poloninë kemi qenë shumë mirë të gjithë, kemi dhënë maksimumin. Besoj se është një shenjë shumë pozitive se kemi bërë ndeshje të mirë, kemi luajtur futboll e pasur rastet tona. Me një gabim të vogël pësuam gol. Por jemi të gjithë të lumtur se kemi dhënë maksimumin dhe duhet të vazhdojmë kështu se kemi bërë një ndeshje të mirë.

Isha i lumtur që kur mora ftesën. Por ashtu si shënova tre gola pas saj me klubin, shpresoj të shënoj edhe më shumë, jo vetëm të ndalem atje. Të shtunën kemi ndeshjen e radhës e duhet të bëjmë sa më mirë. Kur je mirë në klub, mund të vijë ftesa. Por duhet të japim maksimumin me klubin që të bëjmë mirë dhe të vendosim në qershor kush do të vijë përsëri.

Nuk kishim shumë kohë për të përgatitur ndeshjen me Poloninë dhe ka qenë e vështirë. Jemi lojtarë të rinj dhe nuk kishim shumë lidhje me njëri-tjetrin më parë. Por Silvinjo ka punuar jashtëzakonisht mirë, ka bërë një skuadër të mirë që luan futboll e sulmon. Besoj se ka bërë një punë të jashtëzakonshme e do të vazhdojë se është trajner shumë i mirë dhe person shumë i mirë. Me të dhe stafin besoj se do të arrijmë gjëra të mëdha. Kemi lënë shenjë që në ndeshjen e parë me Poloninë se kemi luajtur futboll me një ekip të fortë. Besoj të vazhdojmë kështu që të shohim përpara.

Kemi analizuar çdo ndeshje që kishte më parë Polonia dhe çdo lojtar, trajneri na ka motivuar shumë. Na ka dhënë një përkrahje shumë të madhe dhe besoj se me kaq, nuk di çfarë të them më shumë se më aq ditë kemi bërë maksimumin bashkë, Jemi të kënaqur të gjithë që kemi bërë maksimumin.

Mendoj se kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, mungoi vetëm goli. Po të kishim fat e shënonim pjesën e parë, do të ishte rezultati 0-1. Por gjithsesi, kjo është ndeshja dhe pritet çdo rezultat. Besoj se  kemi bërë maksimumin të gjithë dhe kemi dhënë shpirtin në fushë. Duhet nganjëherë edhe pak fat për të shënuar. Kjo iku, të shohim ndeshjen e radhës që të kërkojmë fitoren.

Ky ishte një sinjal shumë i mirë se çdo lojtar që jep maksimumin, do i vijë ftesa. Unë jam i lumtur e do të jap më shumë se do të doja të isha përsëri në qershor. Por nuk e kemi ne në dorë se secili duhet të vazhdojë me klubet atje, të shënojmë e në fund vendos trajneri. Ne duhet të bëjmë punë, ne duhet të kryejmë detyrat tona dhe besoj se do të shkojë shumë mirë.

Takimi me Demin? Ishte shumë i gëzuar se ka në kombëtare tre lojtarë që kemi qenë atje. Ishte një arritje për ata se kemi qenë pjesë e Partizanit dhe kemi bërë bashkë për Partizanin, Kombëtaren e gjithçka. Demi është shumë i afërt me ata që kanë qenë te Partizani, është si një shok e mund të flasësh për çdo gjë me të. E falënderoj shumë se ka bërë shumë për mua dhe besoj se këtë vit do të marrë përsëri titullin kampion.

Ofertë nga Partizani? Nuk e di, nuk e di çfarë të them.

 

Kthim te të kuqtë? Një ditë do të kthehem patjetër te Partizani sepse kam kaluar shumë vite aty dhe kam qenë gjithmonë i lumtur. Të them të drejtën është si një familje ime e dytë dhe do të kthehem dhe do të jap prapë maksimumin. Gjithsesi, një ditë do të kthehem se ia kam kaluar shumë mirë dhe sidomos tifozët e kuq, më mungojnë shumë.

Kualifikimi i Kombëtares? Mendoj se gjithçka e kemi në duart tona se kemi dy ndeshje tani dhe besoj se  do të fitojmë ndeshjen e parë në shtëpi e shohim si do të shkojmë më pas. Por duhet të fitojmë me patjetër ndeshjen e radhës. Kemi kualitet shumë të madh dhe besoj se do të arrijmë të bëjmë gjithë shqiptarët krenarë se kemi lojtarë e staf të mirë. Thjesht të mendojmë për ndeshjen e radhës se do të vijë shpejt e duhet të jemi të përgatitu për atë ndeshjen. Duhet maksimumi se duhet patjetër fitorja.

Çdo ndeshje është shumë e vështirë, si kundër Moldavisë apo çdo kundërshtari, secili është shumë i fortë. Ne do të futemi për të fituar e do të bëjmë çdo gjë të mundshme se do të jetë e vështirë. Besoj se do të jemi gati të gjithë, edhe të dëmtuarit besoj se do të rikthehen shumë shpejt”, tha ndër të tjera Asani në prononcimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb