Botërori ishte një katastrofë për disa trajnerë.E tillë ishte edhe për trajnerin e Polonisë, Czeslaw Michniewicz, të cilit nuk iu rinovua kontrata nga Federata e Futbollit. Sipas Weszlo.com, favorit është ish-tekniku i Belgjikës Roberto Martínez.

Hervé Renard dhe Vladimir Petkovic janë alternativat kryesore, nëse ky emër nuk afrohet në pankinë. Kujtojmë se në Katar 2022, Polonia kaloi grupin me Argjentinën, Meksikën dhe Arabinë Saudite dhe u eliminua në 1/16 nga Franca.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: