Polonia mbështet iniciativën për paqe të Ukrainës në konfliktin e saj me Rusinë, deklaroi sot ministri polak i Punëve të Jashtme, Jacek Czaputowicz ndërkohë që diskutonte për prioritetet e vendit në agendën e Këshillit të Sigurimit në OKB.

“Ne mbështesim veprimet e presidentit (Volodimir Zelenski) dhe partisë së tij”, tha Czaputowicz para reporterëve.

“Ne kemi një moment të ri pas zgjedhjeve. Presidenti Zelenski po ndërmerr hapa konkretë për tërheqjen e turpave nga rajonet kufitare dhe për shkëmbimin e të robërve të luftës”, vazhdoi ministri polak.

Në fillim të korrikut, presidenti ukrainas i kërkoi homologut të tij rus, Vladimir Putin për të zhvilluar bisedimet për paqe në Minsk, Bjellorusi, ku është nënshkruar një marrëveshje paqeje në vitin 2015 por që është shkelur gjerësisht.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb