POLONIA

Gjykata Kushtetuese në Poloni ka ndaluar abortet. Deri më sot Polonia ka pasur një ndër ligjet më të rrepta për abortet, por tashmë një grua s’mund të abortojë fëmijën e vet edhe në rast se ka defekte fetale.

Të vetmet raste kur një grua do të lejohet të abortojë është kur rrezikohet jeta e saj, rastet e përdhunimit ose incestit.

98% e aborteve të grave në Poloni vinin nga defektet fetale, dhe tashmë me vendimin e ri gratë do të jenë të detyruara të mbajnë fëmijën në bark edhe pse e dinë se mund të mos mbijetojë.

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatovic ka dënuar këtë vendim duke e cilësuar ditën e sotme si një ditë të trishtë për të drejtat e grave. Gratë në Poloni janë ngritur në protestë kundër këtij vendimi që i privon liritë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb