Ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski, njoftoi se Komisioni Evropian dhe kompania Pfizer janë informuar se nuk do të pranohen më vaksina kundër COVID-19 dhe nuk do të paguhen.

Niedzielski në një deklaratë tha: “Ka 67 deri në 70 milionë doza vaksinash në depo në Poloni. Çfarë do të bëjmë me gjithë këto?”

Duke iu referuar ndryshimit të situatës së pandemisë së COVID-19 në botë, ministri Niedzielski tha: “Fillimisht ne i blemë këto vaksina për Poloninë, por më pas filluam të shpërndajmë ose shesim 30 milionë prej tyre në vendet që nuk kanë akses në vaksina”.

Ai ka deklaruar se donin fleksibilitet nga Komisioni Evropian dhe prodhuesit e vaksinave në lidhje me kontratat e nënshkruara.

“Ne kemi informuar Komisionin Evropian dhe Pfizer se nuk do të pranohen më vaksina kundër COVID-19 dhe nuk do të paguhen. Fatkeqësisht, ne hasëm me një qëndrim krejtësisht të ngurtë nga prodhuesit këtu. Në një farë mënyre, mund të thuhet se nuk është liria jonë të vendosim në këtë kontratë”, theksoi Niedzielski.

Ministria deklaroi se vendimi i Polonisë nuk nënkupton anulimin e kontratës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb