Autoritetet polake po kontrollojnë gjendjen e strehimoreve të bombave të vendit në përgatitje për një skenar të rastit më të keq.
Lajmië shtë bërë i ditur nga zëvendësministri i Brendshëm i Polonisë, Maciej Wasik.

“Ne kemi 62,000 objekte të tilla në të gjithë vendin. Zjarrfikësit po kontrollojnë gjendjen e tyre, nëse janë të pajisura dhe nëse janë të përshtatshme për përdorim. Nëse jo, ne do të ndërmarrim hapa për t’i përshtatur ato.

Polonia nuk ishte nën kërcënim, por po përgatitet për skenarin më të keq”, deklaroi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: