Është mbyllur me një surprizë të madhe Botërori 2018 i volejbollit për meshkuj. Ndryshe nga të gjitha parashikimet, Polonia triumfoi në këtë kompeticion, duke mundur në finale 3-0 favoritët kryesorë të Brazilit. Rezultati tregon qartë dominimin e përfaqësueses polake në finalen e luajtur në Torino.

Seti I parë I finales së botërorit në volejbollin për meshkuj ishte I ekuilibruar, por u zgjidh nga Polonia me rezultatin 28-26.Më I lehtë për skuadrën e drejtuar nga Hajnen ishte seti i dytë, i mbyllur me shifrat 25-20. I kotë reagimi i Brazilit në setin e tretë, që e humbi sërish me rezultatin 25-23.

Në fund e gjithë festa ishte për Poloninë, e cila fiton për herë të tretë në histori Botërorin e Volejbollit për Meshkuj. Për herë të parë, polakët kishin triumfuar në vitin 1974, ndërsa për herë të fundit kishin ngritur këtë trofe katër vite më parë. Që nga ajo kohë, Brazili kishte fituar tre herë radhazi titullin kampion bote në volejbollin për meshkuj.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb