KUKËS- Polumbarët e Forcave të Armatosura kanë gjetur trupin e pajetë të 20-vjeçarit që u zhduk në ujërat e Liqenit të Kukësit. Trupi u gjet rreth 1 km larg bregut.

Rajmond Spahiu, banues në fshatin Kolesjan të Kukësit, dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht. I riu ndodhej tek halla e tij në fshatin Ujmisht hyri për t’u larë por nuk doli më. 

Kërkimet për gjetjen e trupit të tij u ndërprenë por pas apelit të të afërmve kanë rinisur sërish. 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb