Mike Pompeo mbërriti të dielën në Riad si pjesë e një turneu në Lindjen e Mesme me qëllim që t’i nxisë autoritetet saudite që të ndëshkonin të gjithë ata që ishin përgjegjës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Pompeo gjatë vizitës së tij do të takohet me princin e kurorës princ Muhamed bin Salman dhe zyrtarë të tjerë. Para vizitës në Riad, ministri amerikan tha se do të diskutonte me sauditët mbi vrasjen e Khashoggi në mënyrë që të ndëshkojë të gjithë ata që janë përgjegjës.

Më 3 janar, Arabia Saudite filloi një gjyq ndaj 11 të dyshuarve për vrasjen e gazetarit më 2 tetor në Konsullatën saudite në Stamboll.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb