Marrëdhëniet midis Evropës dhe SHBA-së janë “të shkëlqyera”, por kushtet aktuale të tregtisë nuk janë të drejta për Amerikën, tha të hënën, Mike Pompeo, ndërsa vizitoi Holandën.

Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së tha se Donald Trump po përpiqet të zhvillojë  një marrëdhënie të drejtë, reciproke, për Amerikën dhe Evropën dhe se mosmarrëveshjet ishin një pjesë normale e diplomacisë transatlantike.

Në një intervistë me ‘Euronews’, ai u pyet për raportet me BE-në dhe për etiketimin që presidenti Trump i kishte bërë  BE-së  ‘armik’.

“Unë mendoj se presidenti Trump nënkuptonte se ka vende ku ekonomia e Shteteve të Bashkuara nuk është trajtuar në mënyrë të drejtë”, tha Pompeo.

“Ne nuk mund t’i shesim produktet bujqësore në shumicën e vendeve brenda Bashkimit Evropian, por Bashkimi Evropian mund t’i shesë produktet e tyre në Shtetet e Bashkuara – kjo nuk është e drejtë, kjo nuk është reciproke. Askush nuk do të mendonte se do të ngrinte një regjim tregtar që do të lejonte që të vazhdonte të ndodhte, të kishte tarifa të pabarabarta “.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb