SHBA-ja do të aktivizojë së shpejti një mekanizëm të diskutueshëm, që synon të detyrojë në Këshillin e Sigurimit të OKB rikthimin e të gjitha sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit, deklaroi sot kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.

“Procedura e ashtuquajtur “Snapback” mund të zhvillohet këtë javë”, njoftoi të shtunën presidenti amerikan Donald Trump.

“Presidenti e ka sqaruar se do ta bëjmë së shpejti dhe kjo është ajo që do të bëjmë”, sqaroi Pompeo, në një konferencë shtypi në Uashington, i pyetur në lidhje me datën e saktë.

“Snapback” synon të rivendosë të gjitha sanksionet ndërkombëtare kundër Iranit, të cilat u hoqën pas nënshkrimit në vitin 2015 me Teheranin të një marrëveshjeje, që supozohej ta ndalonte atë të blinte armë bërthamore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: