Presidenti Ilir Meta ka kujtuar manifestin e thirrur nga ai të organizua në 2020-ën.

Në një intervistë për vizion plus, Meta tha se asnjë nga palët politike s’ka pasur interes që të hy në zgjedhje, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve që mos ta shesin votën.

“Asnjë nga palët nuk ka pasur interes që të hy në zgjedhje. Është interesi i qytetarëve tashmë që të zgjedhin në këto 6 bashki dhe të kemi një kryetar i cili do vendosi vetë dhe nuk do varet nga një ministër apo kryetar partie. “E rëndësishmja në zgjedhjet e 6 marsit, është procesi demokratik i tyre, pjesëmarrja në votime, qytetarët të mos shesin votën që, të kenë mundësi nesër tu kërkojnë llogari të zgjedhurve të tyre. Populli i 2 marsit, është ai popull që njeh respektin dhe dinjitetin e demokracisë dhe të lirisë.”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb